Bardhi sot debuton si kapiten i Maqedonisë së Veriut!

Futboll

Bardhi sot debuton si kapiten i Maqedonisë së Veriut!

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:17
Bardhi sot debuton si kapiten i Maqedonisë së Veriut!

Sonte prej orës 18:00,  Nacionalja  e Maqedonisë në futboll do të përballet me Armeninë në Jerevan, ndërsa kapiten për herë të parë do të jetë Enis Bardhi, njëri prej reprezentuesve më të mirë.

Stefan Ristovski për arsye kartonësh nuk do të paraqitet në fushë, nuk është as Ademi për shkak të lëndimit, kështu që kapiten me meritë do të jetë Enis Bardhi.

Bardhi ka debutuar për Maqedoninë e Veriut në mars të vitit 2015, kurse deri tani ka luajtur 40 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola. Ai para këtij takimi është shprehur:

“Pas Kampionatit Europian të gjithë presin diçka të madhe, por ne duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Me këtë gjeneratë dhe seleksionuesin e ri me të cilin një kohë të gjatë njihemi, por edhe kemi disa futbollist të ri, duhet të jemi të durueshëm pasi secila ndeshje na sjell diçka të re, ndërsa asgjë negative pa marrë parasysh a kemi fituar ose humbur.

Maqedonia deri më tani ka treguar shumë, ka treguar se luan për diçka, luan për diçka të mirë dhe luan bukur dhe jo për vendin e pestë ose të katërt. Mendoj se kemi bërë shumë punë të mira dhe vetëm duhet të vazhdojmë ashtu”.

“Do të vendosin detajet në ndeshjen e nesërme. Më e rëdësishme është që ne të jemi të përgatitur dhe të dimë se çfarë kërkojmë në fushë. Kjo ndeshje është e rëndësishme për ne, por edhe për Armeninë. Duhet të hyjmë në fushë të bashkuar si asnjëherë më parë.

Kemi futbolist të rinj dhe na duhet kohë për t’u përshtatur, por ky nuk është një problem i madh. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë që na pret dhe duhet të bëjmë më të mirën. Kjo është më e rëndësishme”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat