Fati është më i mirë se Mbappe

Futboll

Fati është më i mirë se Mbappe

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 17:15
Fati është më i mirë se Mbappe

Javier Tebas beson se Ansu Fati është më i mirë se Kylian Mbappe.

Siç raportojnë mediat në Spanjë dhe Francë, është vetëm çështje kohe pasi Kylian Mbappe do ta veshë fanellën e Real Madridit.

La Liga tashmë ka mbetur pa më të mirët dikur, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dhe ka nevojë për yje sikur Mbappe.

Sido që të jetë, numri një i LaLigës, Javier Tebas, thotë se më të mirët janë në Spanjë.

“Ne gjithmonë i konsiderojmë lojtarët jashtë Spanjës shumë të vlefshëm. Kemi Ansu Fatin, i cili fatkeqësisht ka pasur probleme me lëndime. Ansu Fati është i barabartë, apo edhe më i mirë se Kylian Mbappe“, tha ai për COPE.

Edhe pse 21-vjeçar, Mbappe ka fituar pothuajse gjithçka, statistikat e tij janë larg, larg më të mira se Fati, por Tebas e sheh talentin e Barcelonës si më të mirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat