Klopp - i shqetësuar

Futboll

Klopp - i shqetësuar

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:05
Klopp - i shqetësuar

Jurgen Klopp ka lavdëruar Manchester United për zgjedhjen e Ralf Rangnick në krye të skuadrës, duke e quajtur këtë të fundit “një trajner të organizuar dhe me eksperiencë”.

Për Klopp, që është ndikuar në stilin e trajnimit nga Rangnick, ardhja e gjermanit në Angli “nuk është një lajm i mirë” për klubet e tjera të Premier Ligës.

“Për fat të keq një trajner i mirë po vjen në Angli, tek Manchester United. Ai është një trajner me eksperiencë që ngriti dy klube nga asgjëja. Manchesteri do të jetë i organizuar në fushë dhe ky nuk është një lajm i mirë për skuadrat e tjera”, ka thënë trajneri i Liverpoolit.

Rangnick ka arritur një marrëveshje 6-mujore me “djajtë e kuq”, për të drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit. Më pas ai do të firmosë një kontratë 2-vjeçare si këshilltar në “Old Trafford”, pasi Manchesteri kërkon të zgjedhë një tjetër trajner, për një projekt afatgjatë për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer. / Oversport.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat