Mediet italiane vlerësojnë edhe Enis Bardhin

Futboll

Mediet italiane vlerësojnë edhe Enis Bardhin

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:43
Mediet italiane vlerësojnë edhe Enis Bardhin

Maqedonia e Veriut është pengesa e parë e Italisë në rrugëtimin drejt Katarit. Kampionët e Europës do të përballen në fushën e tyre me kombëtaren ballkanase në sfidën gjysmëfinale të fazës “play-off”.

Ndërkohë, finalja e madhe për një biletë në Botërorin 2022, gjithmonë nëse djemtë e Mancinit fitojnë, do të luhet në transfertë me fituesin e çiftit Portugali-Turqi.

Po kush është Maqedonia e Veriut? Në Itali kanë filluar të studiojnë dhe publikojnë sa më shumë të dhëna rreth skuadrës së drejtuar nga Blagoja Milevski, aty ku nuk mungojnë lojtarët me origjinë shqiptare.

Pak talent, por shumë organizim dhe aftësi për të të surprizuar e befasuar. Simboli i ekipit ka qenë prej vitesh Goran Pandev, sulmuesi i Genoas, i cili u tërhoq nga kombëtarja pasi realizoi ëndrrën për të luajtur në Euro 2020.

Maqedonia u rendit e dyta pas Gjermanisë në grupin J të eliminatoreve të Botërorit, duke mbledhur 18 pikë në 10 ndeshje, teksa nuk harrohet suksesi historik 1-2 i muajit mars në transfertë ndaj katër herë kampionëve të botës.

Kualifikimi në “play off” u festua gjatë, pasi Maqedonia e Veriut nuk ka qenë kurrë kaq afër luajtjes në një Botëror. Vitet e fundit kanë qenë emocionuese, me rivalët e Italisë që shijuan Euro 2020 (për herë të parë në histori në një turne kaq të madh), ia dolën të mposhtin “Pancerat” në Duisburg dhe kanë shanset e tyre të shkojnë në Katar 2022.

Në stol qëndron Blagoja Milevski prej muajti gusht, periudhë kur zëvendësoi Igor Angelovski. 50-vjeçari nuk ka një karrierë për t’u përmendur. Ai ia ka dalë të fitojë një titull me Vardarin në 2012, ndërkohë ishte zv trajner i ekipit kryeqytetas.

Kalojmë te yjet e skuadrës së Milevskit. Lojtari më i rëndësishëm është padyshim Eljif Elmas i Napolit. 22-vjeçari ofensiv numëron 9 gola të shënuar në 37 ndeshje të luajtura me kombëtaren e tij.

Elmas realizoi dy gola në fitoren e fundit në grup, atë 3-1 ndaj Islandës që vendosi përfundimisht Maqedoninë si fortë të dytë të grupit ku bënte pjesë, teksa ishte autori i një prej dy gola në triumfin në Gjermani.

Mediet italiane vlerësojnë edhe Enis Bardhin, lojtarin me origjinë shqiptare të Levantes, të cilin e përshkruajnë si një futbollist të shkëlqyer, i cili ka vizion loje dhe specialiteti i tij janë goditjet e dënimit.

Skema e ekipit është 4-3-3, me mbrojtje solide, mesfushorë që qëndrojnë afër njëri-tjetrit dhe anësorë që, përveç nisjeve të shpejta përpara, duhet të dublojnë edhe ata që kanë pas, pra taktika e Milevskit është e thjeshtë: mbrojtje dhe kundërsulm.

Titullarët? Mes shtyllave qëndron Dimitrievski, i cili është shok skuadre me Ivan Balliun te Rayo Vallecano. Më pas Ristovski (Dinamo Zagreb) në të djathtë dhe Alioski (ish Leeds United, tani në Arabinë Saudite) në të majtë.

Dy qendrat janë zakonisht Velkovski dhe Musliu, të cilët luajnë përkatësisht në Kroaci dhe Ukrainë. Mesfusha formohet nga Kostadinov, i cili luan në Sllovaki (eksperti Ademi i Dinamo Zagrebit alternativa) me dy talentët më të mirë në krah: Enis Bardhi dhe Elmas.

Sulmi ndryshon shpesh, por zakonisht “ish”-i i Palermos, Trajkovski dhe Churlinov i Schalke 04 janë dy më të rëndësishmit e këtij reparti. Italia duhet të ketë kujdes gjithashtu nga Boban Nikolov (Sheriff Tiraspol) dhe Erdal Rakip (Malmo), të cilët janë përballur në Champions League kundër Interit dhe Juventusit respektivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat