Në Itali nxjerrin pistën e shkëmbimit të Kumbullës në janar

Futboll

Në Itali nxjerrin pistën e shkëmbimit të Kumbullës në janar

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:43
Në Itali nxjerrin pistën e shkëmbimit të Kumbullës në janar

E ardhmja e Marash Kumbullës me shumë mundësi do të jetë larg Romës.

Marrëdhënia me Murinjon nuk ka qenë ajo që pritej për mbrojtësin shqiptar. Pavarësisht se në tre ndeshjet e fundit ka qenë titullar në fushë, duket se Roma po shqyrton mundësinë e largimit të tij në merkaton e ardhshme.

Në Itali nxjerrin hipotezën e shkëmbimit të tij me Izzo-n.

Juriç është në kërkim të një mbrojtësi dhe kush më mirë se një talent i dalë prej punës së tij mund të ishte më i përshtatshmi. Ishte pikërisht trajneri kroat ai që e ngjiti Kumbullën në majën e futbollit italian dhe për këtë arsye do të tentohet një afrim i tij në Torino në muajin janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat