Santos paralajmëron kundërshtarët

Futboll

Santos paralajmëron kundërshtarët

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 16:01
Santos paralajmëron kundërshtarët

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka refuzuar të flasë për Italinë, kundërshtare e mundshme në finalen e playoff-it për Katar 2022, dhe ka folur vetëm për Turqinë, kundërshtarja e luzitanëve në gjysmëfinale.

“Nuk ia vlen të flitet tani për Italinë. Siç ka thënë Mancini, që ka thënë se para finales duhet eliminuar Maqedonia e Veriut, ne duhet të përqendrohemite Turqia, kjo është ndeshja e rëdnësishme për në”, ka thënë Santos, i cili më pas është kthyer të komentojë shortin e Zyrihut.

“Shorti është një lotari, gjërat shkojnë si duhet të shkojnë. Ka disa gjëra pozitive në lidhje me shortin, duke parë se do t’i luajmë të dy ndeshjet në shtëpi.

Dhe ky është një avantazh sepse do të kemi mbështetjen e publikut dhe do të shmangim lodhjet e udhëtimeve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat