Feronikeli - Ballkani, Malisheva – Drenica, mbyllen pjesët e para

Futboll

Feronikeli - Ballkani, Malisheva – Drenica, mbyllen pjesët e para

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 14:12
Feronikeli – Ballkani, Malisheva – Drenica, mbyllen pjesët e para

Superliga e Kosovës po vazhdon sot me tri ndeshjet e radhës, në kuadër të xhiros së 16-të, shkruan Insporti.

Ballkani po luan në udhëtim te skuadra e fundit në tabelë, Feronikeli, ku po kërkon tre pikët për ta marrë kreun e tabelës.

Pas pjesës së parë rezultati është 0:1 për Ballkanit, që aktualisht ka rrëmbyer kreun.

Kur po zhvillohej minuta e 25’të e takimit, Solomin ia dha epërsinë portokallinjëve.

Teksa, në ‘Liman Gegaj’ , në duelin mes Malishevës dhe Drenicës rezultati pas pjesës së parë është 1:0.

Muhamet Hyseni i ka dhënë avantazhin skuadrës së Malishevës duke realizuar përmes penalltisë në minutat shtesë të ndeshjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat