Ramos zbulon se kush është i preferuari i tij për Topin e Artë

Futboll

Ramos zbulon se kush është i preferuari i tij për Topin e Artë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 10:37
Ramos

Në Paris të Francës sonte do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimit Topi i Artë për vitin 2021.

Qendërmbrojtësi i Paris-Saint-Germain ka zbuluar se ai shpreson që bashkëlojtari i tij në klubin francez Lionel Messi ta fitojë edhe njëherë këtë çmim.

Çdo rivalitet që ka ekzistuar deri më tani duket se është sheshuar midis dy lojtarëve pas lidhjes së tyre në kryeqytetin francez dhe ndërsa Messi kërkon fitoren e shtatë për këtë çmim për t'u kurorëzuar si lojtari më i madh në botë, Ramos. po e mbështet plotësisht yllin argjetninas.

“Po, sigurisht, shpresoj që ai të fitojë”, tha Ramos për “ESPN” përpara ceremonisë. “Unë do të mbroj lojtarët e ekipit tim. I uroj atij gjithë fatin e botës”.

“Ai është në formë të mirë dhe mendoj se është lloji i lojtarit që me të vërtetë bën diferencën. Ai është një lojtar unik dhe është një privilegj ta kesh atë në ekip. Unë mendoj se pak nga pak, secili prej nesh do të sjellë cilësinë e tij për ta bërë PSG-në skuadër të madhe dhe për të arritur gjërat që duam të arrijmë”, tha në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat