Lojtari më i shtrenjtë i Premier Leagues

Futboll

Lojtari më i shtrenjtë i Premier Leagues

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:49
Lojtari më i shtrenjtë i Premier League

Jack Grealish u transferua këtë merkato verore te Manchester City, me trajnerin Pep Guardiola që e kërkonte me çdo kusht yllin e kombëtares së Anglisë.

Dhe, në fakt për t’ia vendosur në dispozicion trajnerit spanjoll, drejtuesit e “Qytetarëve” shpenzuan plot 100 milionë paund për të bindur Aston Villa-n, teksa e bënë 26-vjeçarin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Ndërsa po luan sezonin e tij të parë me fanellën e City, Grealish shpeshherë ka dhuruar “grimca” nga talenti i tij, teksa pritshmëritë për të janë të larta. E ndërkohë që po shijon jetën e re në Manchester, Grealish nuk e harron dashurinë për Aston Villa-n dhe së fundmi është shprehur se do të rikthehet për ta mbyllur karrierën pikërisht me klubin nga Birmingham.

“Aston Villa është një klub i cili do të mbetet në zemrën time, në fund të ditës unë jam një fans i tyre. Shpresoj të rikthehem aty një ditë, e gjej shpesh veten time duke menduar për Aston Villa. Edhe Ashley Young pasi u largua, në fund u rikthye aty dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë. Jam 100%i bindur për këtë”, theksoi Grealish,

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat