Muller për Topin e Artë: Urime Messit, por Lewandowski e meritonte më shumë

Futboll

Muller për Topin e Artë: Urime Messit, por Lewandowski e meritonte më shumë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 16:25
Thomas Muller

Thomas Muller beson që Robert Lewandowski duhet të ishte fituesi i Topit të Artë, ku këtë të fundit e fitoi ylli argjentinas Lionel Messi.

Messi fitoi Topin e Artë numër shtatë në karrierën e tij, pas sukseseve me Barcelonën dhe Kombëtaren e Argjentinës, ku i dha fund periudhës 28 vjeçare pa titull në nivel kombëtareje, pavarësisht startit jo të mirë me klubin e Paris Saint-Germain.

34 vjeçari ka regjistruar vetëm një gol për PSG në shtatë ndeshje të Ligës 1 Franceze këtë sezon, ndërsa Lewandowski ka shënuar 25 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Bayernin.

Rreth kësaj situate ka reaguar bashkëlojtari i Lewandowskit te Bayerni Thomas Muller, i cili ka thënë që sulmuesi polak e ka merituar më shumë Topin e Artë se Lionel Messi.

“Nga një pikëpamje si ‘Bavarez’, si një polak dhe nga një pikëpamje gjermane, prezantimi i Topit të Artë padyshim që ishte dëshpërues”, tha Muller.

“Lionel Messi ndoshta është individualisti më i mirë që ka prodhuar bota e futbollit. Kështu që e përgëzoj Lionel në triumfin e Topit të Artë, edhe pse unë mendoj që Robert Lewandowski kësaj radhe e meritonte më shumë”, shtoi mesfushori gjerman.

Vitin e kaluar, respektivisht në sezonin 2020/21 çmimi i Topit të Artë nuk u dhurua për shkak të pandemisë Covid-19, në të cilin qartazi favoritë kryesorë ishte Robert Lewandowski, edhe këtë vit Thomas Muller mendon që meritori për këtë çmim është ylli polak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat