Real Madridi i pamëshirshëm edhe për Sociedadin e Adnan Januzajt

Futboll

Real Madridi i pamëshirshëm edhe për Sociedadin e Adnan Januzajt

Nga: K.Goca Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 22:51
Real Madridi i pamëshirshëm edhe për Sociedadin e Adnan Januzajt

Real Madridi vazhdon me formën e lartë në kampionatin spanjoll.

Madrilenë shënuan fitore në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Sociedadit. 

Tre pikë që e gëzojnë shumë trajnerin Carlo Ancelotti, duke krijuar edhe diferencën me vendin e dytë. 

Futbollisti Adnan Januzaj u paraqit nga minuta e parë por nuk ia dolën që të nxjerrin rezultat të favorshëm ndaj Realit. 

Januzaj u zëvendësua në minutën e 68-të nga Portu.

Januzaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 60-të.

Golat u shënuan nga Vinicius Junior (47’) e Joviq (57’). 

Reali kryeson me 39 pikë, ka 8 më shumë se Sevilla në pozitën e dytë dhe Sociedad është i pesti me 29 sosh pas 16 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat