Juventusi triumfon ndaj ekipi të Valon Behramit! Gol nga korneri 

Futboll

Juventusi triumfon ndaj ekipi të Valon Behramit! Gol nga korneri 

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 22:38
Juventusi triumfon ndaj ekipi të Valon Behramit! Gol nga korneri 

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Genoa-s, në ndeshjen e javës së 16-të të Serie A. 

Futbollistët e "Zonjës së Vjetër" arkëtuan tre pikë të mëdha, që peshojnë shumë për të ruajtur hapin për kreun e tabelës. 

Në minutën e 9-të, Cuadrado ka shënuar gol të bukur nga korneri në shtyllën e dytë të epërme (shtylla e majtë), 1:0.

Futbollisti Valon Behrami u paraqit nga minuta e 59-të për Genoa-n, por me gjithë angazhimin nuk arritën pikë në Torino.

Në minutën e 82-të, Dybala i jep qetësinë Juves, realizon për 2:0. 

Juventusi renditet në vend të 6-të me 27 pikë e Genoa në të 18-tin me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat