Januzaj transferohet në Barcelonë? Flet presidenti i Sociedadit

Futboll

Januzaj transferohet në Barcelonë? Flet presidenti i Sociedadit

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:41
Januzaj transferohet në Barcelonë? Flet presidenti i Sociedadit

Një muaj na ndan nga fillimi i merkatos së janarit, por duket se skuadrat kanë nisur të lëvizin gurët më herët. Adnan Januzajt i përfundon kontrata me Real Sociedadin në fund të sezonit dhe sulmuesi shqiptar ka hezituar të rinovojë me skuadrën spanolle.

Sipas asaj që raportohet nga mediat spanjolle, pas këtij ngurrimi fshihet Barcelona.

Klubi blaugrana është në krizë financiare dhe mund ti ofrojë Ksavit lojtarë që janë në përfundim të kontratave të tyre apo që mund të vishen kuqeblu në formë huazimi.

Duke pasur parasysh paraqitjet e bëra deri më tani në La Liga, Januzaj duket një alternativë e mirë për Barçën.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka folur edhe vetë presidenti i Real Sociedadit, i cili pyetjes në lidhje me negociatat e Januzajt me Barcelonën i është përgjigjur: “Kam shpresë së do të qendrojë këtu, të qendrojë me ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat