Kaos në Kupën Arabe

Futboll

Kaos në Kupën Arabe

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:13
Kaos në Kupën Arabe

Algjeria e ka mposhtur 2:1 Katarin në një gjysmëfinale të egër në Kupën Arabe, me një gol të shënuar në minutën e 17-të të kohës shtesë të mërkurën vonë.

Mohammed Belaili shënoi nga një top i kthyer në minutën e 107-të të ndeshjes, pasi goditja e tij nga penalltia ishte pritur fillimisht nga portieri i Katarit Saad Alsheeb.

Goli i Belailit e çoi Algjerinë në finale, ku do të përballet me Tunizinë të shtunën në Stadiumin Al-Bayt në Katar.

Benlamri Djamel e kishte kaluar Algjerinë në epërsi ndaj vendasve në minutën e 60-të, dhe dukej se ai gol do të mjaftonte për t’i dërguar ata në finale.

Megjithatë, pasi gjyqtari tregoi se do të kishte nëntë minuta shtesë, Katari e shfrytëzoi këtë dhe Mohammed Muntari shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 97-të.

Rishikimi i golit të Muntarit në VAR e zgjati kohën shtesë, ku pati edhe një kthesë tjetër të papritur, pasi Algjeria fitoi penallti në minutën e 105-të.

Goditja e Belailit nga pika e bardhë u pritur nga portieri, por ai ia doli të shënojë nga topi i kthyer kur akrepat shënonin minutën e 17-të shtesë.

Algjeria do të përballet me Tunizinë në finalen e së shtunës, e cila e mundi 1:0 Egjiptin në gjysmëfinale tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat