Suarezi shpërtheu ndaj Simeones: Budalla i m*tit

Futboll

Suarezi shpërtheu ndaj Simeones: Budalla i m*tit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:58
Luis Suarez

Luis Suarez nuk po kalon çaste aspak të këndshme në Atletico Madrid këtë sezon dhe mllefin e shprehu në humbjen kundër Sevillës të shtunën.

Trajneri i Atleticos Diego Simeone i largoi Suarezin nga loja në minutën e 57-të, duke e zëvendësuar me Matheus Cunha, kur rezultati ishte baras 1:1.

Derisa po largohej nga fusha  dhe po i afrohej stolit, sulmuesi uruguaian pëshpëriste duke shprehur pakënaqësitë e tij ndaj trajnerit pse u zëvendësua në një kohë kur Atletico ishte në kërkim të golit të epërsisë.

“Budalla i mutit, gjithmonë njëjtë”, u dëgjua Suarezi duke thënë para se të mbërrinte te banka e rezervistëve, ku i hodhi në tokë çorapët dhe e mbuloi fytyrën. 

Suarezi po vuan ta gjejë formën e sezonit të kaluar këtë sezon, pasi e ka shënuar vetëm një gol në 10 ndeshjet e fundit për Atleticon.

Atletico u mposhtë 2:1 në fund në Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan, pas një goli të vonshëm të Lucas Ocampos.

Si pasojë e kësaj humbjeje, e katërta këtë sezon, Atletico ngel 13 pikë mbrapa liderit dhe rivalit Real Madrid në garë për titull në La Liga. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat