Handanoviç portieri më i mirë këtë gjysmë sezoni

Futboll

Handanoviç portieri më i mirë këtë gjysmë sezoni

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 18:12
Handanoviç portieri më i mirë këtë gjysmë sezoni

Inter ka bërë një paraqitje impresionuese këtë gjysmë sezoni. Pas largimit të Contes, Lukakut dhe Hakimit, zikaltërit menduan se ky sezon do t’i sillte vështirësi.

Drejtuesit i kërkuan Inzaghit që objektivat e Inter-it ishin të paktën vendi i katërt i kampionatit dhe kualifikimi nga grupet.

Inzaghi bashkë me ekipin ia arritën qëllimit duke kaluar grupet e Champions League dhe madje duke përfunduar si kampione dimri në Seria A. Inter ka një grup solid dhe të përgatitur për çdo ndeshje.

Barella dhe Calhanoglu u shpallën këtë fazë të parë si dy asistuesit më të mirë të gjysmë sezonit.

Por Handanoviç gjithashtu merr një “çmim” si portieri më i mirë për këtë fazë.

Portieri zikaltër, sipas “Opta”, është portieri me më shumë pritje. Handanoviç ka pritur 77,9 % të goditjeve të cilat kanë ardhur drejt tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat