Tre lojtarë të Barcelonës kanë kaluar koronavirusin

Futboll

Tre lojtarë të Barcelonës kanë kaluar koronavirusin

Më: 7 janar 2022 Në ora: 17:28
Xavi

Tre lojtarë të Barcelonës kanë kaluar koronavirusin, lajm që ka gëzuar trajnerin Xavi. Sergino Dest, Gavi dhe Alex Balde kanë rezultuar negativë në tamponët e fundit.

Klubi katalanas ka dhënë lajmin pozitiv me anë të një postimi në Twitter, me tre lojtarët që mund t’i bashkohen pjesës tjetër të skuadrës në seancat stërvitore.

Barcelona e filloi vitin 2022 me dy fitore jashtë fushe: 0-1 përballë Mallorca (La Liga) dhe 1-2 ndaj Linares (Kupa e Mbretit).

Skuadra e Xavit do të rikthehet  në fushë nesër (8 janar). Sërish transfertë për Barcelonën, që do të tentojë pikët maksimale në fushën e Granadës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat