Hadërgjonaj me ekipin e tij gjunjëzojnë gjigantin turk

Futboll

Hadërgjonaj me ekipin e tij gjunjëzojnë gjigantin turk

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:55
Hadërgjonaj me ekipin e tij gjunjëzojnë gjigantin turk

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, me ekipin e tij, Kasimpasa, sonte befasuan me lojë e rezultat gjigantin turk, Galatasaray. 

Kaasimpasa triumfon në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Galatasarayt, në ndeshjen që zhvillua në stadiumin "Nef" në Stamboll. 

Hadërgjonaj u paraqit nga minuta e parë. 

Për Kasimpasa-n shënuan Donk (45+3'), Bozok (60'), Varga (90+5')  dhe për Galatarasayn realizoi Dervisoglu (39'). 

Pas javës së 22-të në elitën e futbollit turk, Galatasaray është në vend të 13-të me 27 pikë e Kasimpasa e 15-ta me 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat