Boshnjaku e Mici: Po përgatitemi maksimalisht për pranverë

Futboll

Boshnjaku e Mici: Po përgatitemi maksimalisht për pranverë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:59
Boshnjaku e Mici: Po përgatitemi maksimalisht për pranverë

FC Prishtina ndodhet në Antalia të Turqisë në ditën e katërt të përgatitjeve. 

Skuadra nën drejtimin e trajnerit Abdulah Ibrakoviq po vazhdon me përgatitje nga dy herë në ditë derisa puna po ecën sipas planeve dhe atmosfera në skuadër është jashtëzakonisht e mirë. 

Skuadra nesër (e shtunë) e zhvillon edhe ndeshjen e parë miqësore kundër ukrainasve të Chernomorec Oddesa me fillim nga ora 17:00. 

Rreth ecurisë së përgatitjeve për faqen zyrtare të klubit kanë folur kapiteni Lorik Boshnjaku dhe mbrojtësi Gledi Mici. 

"Jemi në fillim të fazës dhe do të mundohemi të përgatitemi maksimalisht që të jemi të gatshëm për garat në kampionat dhe Kupë" , tha Lorik Boshnjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat