Capello: Ky është lojtari i parë që i kërkova Moggit

Futboll

Capello: Ky është lojtari i parë që i kërkova Moggit

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:44
Capello: Ky është lojtari i parë që i kërkova Moggit

Fabio Capello, në intervistën e gjatë të dhënë për SportWeek, ka zbuluar si e ka marrë Zlatan Ibrahimoviç tek Juventus.

“Ibrën e kam zgjedhur unë dhe e kam zgjedhur kur isha akoma te Roma. Kemi luajtur një miqësore në Berlin kundër Ajax-it dhe në nxehje bënte atë që donte me topin”, ka rrëfyer ish-trajneri.

“Kam ndaluar enkas për të parë.

Luajti vetëm në pjesën e dytë dhe unë e kuptova se çfarë lojtari ishte dhe çfarë mund të bëhej. Sapo shkova tek Juventus, i kërkova Moggi-t ta merrte: për sulmin doja atë dhe vetëm atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat