​Eriksen afër mbylljes së marrëveshjes me skuadrën angleze

Futboll

​Eriksen afër mbylljes së marrëveshjes me skuadrën angleze

Më: 23 janar 2022 Në ora: 16:06
Christian Eriksen

Ish-mesfushori i Interit, Christian Eriksen raportohet se ka rënë dakord për kushtet personale mbi një kontratë gjashtëmujore me skuadrën e Premierligës, Brentfordin.

Sipas “Sky Sports Neës”, Eriksen po i mbyll detajet përfundimtare të marrëveshjes afatshkurtër me Brentfordin dhe duhet të nënshkruajë gjatë ditëve të ardhshme.

Reprezentuesi danez ndërpreu kontratën e tij me Interin me pëlqim të ndërsjellë muajin e kaluar, një hap i pashmangshëm sepse rregullat italiane nuk e lejojnë atë të luajë futboll me një defibrilator kardiovaskular të implantuar në zemrën e tij.

Prandaj, Eriksen ka qenë duke u stërvitur me klubin e tij të vjetër Ajaxin dhe Antonio Conte, ish-trajneri i tij te Interi, tha se ishte i hapur për të mirëpritur danezin për stërvitje në Tottenham Hotspur gjithashtu.

Ai deklaroi se dëshira e tij është të rikthehet në skuadrën daneze për Kupën e Botës 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat