Xavi: Fanella e Barcelonës peshon 20 kg më shumë se të tjerat

Futboll

Xavi: Fanella e Barcelonës peshon 20 kg më shumë se të tjerat

Më: 24 janar 2022 Në ora: 12:32
Xavi: Fanella e Barcelonës peshon 20 kg më shumë se të tjerat

Xavi, trajneri i Barcelonës, foli në konferencën për shtyp, pas suksesit minimal ndaj Alavés, i cili mbërriti në minutat e fundit, falë Frenkie de Jong:

“Nuk është e lehtë të luash për Barcelonën, fanella peshon 20 kilogramë më shumë se e klubeve të tjera.

Është e vështirë. Jemi në një moment, kur duhet të qëndrojmë së bashku, mos u shqetësoni. Ne e dimë se do të jetë e vështirë. E kam thënë tashmë në të kaluarën që dielli do të ndriçojë përsëri, edhe nëse sonte (dje) ishte shumë ftohtë. Jam shumë i lumtur me fitoren”.

Disa fjalë edhe për Dembélé: “Situata është e njëjtë, ai nuk u stërvit, sepse nuk ishte mirë. Mjekët më thanë, por ai e di situatën kontraktuale, asgjë nuk ka ndryshuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat