Kupa e Afrikës vazhdon të prodhojë situata të rralla

Futboll

Kupa e Afrikës vazhdon të prodhojë situata të rralla

Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:58
Kupa e Afrikës vazhdon të prodhojë situata të rralla

Kupa e Afrikës vazhdon të prodhojë situata të rralla.

Comoros është detyruar të luajë mbrëmjen e djeshme pa portier. Gardiani i parë i kësaj Kombëtareje ishte i dëmtuar, ndërsa dy alternativat e tjera gjendeshin të izoluar për shkak se rezultuan pozitiv me Covid-19. Në këto kushte improvizimi mbetej e vetmja zgjedhje.

Skuadra afrikane hyn në sfidën e 1/8-ve kundër gjigjantëve të Cameroon-it me mbrojtësin e majtë të vendosur mes shtyllave. Ishte Chaker Alhadhur-i, vetëm 1.72 metra i gjatë ai i cili veshi dorezat dhe i çuditi të gjithë.

Futbollisti i Comoros-it bëri mrekullinë duke shmangur disa herë golin, pavarësisht se ekipi i tij luajti me një lojtarë më pak pas daljes me karton të kuq të Abdou-t që në minutën e 7 të takimit.

Nëse të gjithë mendonin se në një situatë të tillë Cameroon-i do e kishte këtë ndeshje si një seancë stërvitore, e kundërta ndodhi. Kombëtarja e njohur afrikane hasi vështirësi dhe fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1. Një paraqitje dinjitoze nga Comoros-i, i cili e mbyll e kokën lart rrugëtimin në Kupën e Afrikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat