Kupa e Shqipërisë/Pa fitues ndeshja mes Dinamos dhe Partizanit

Futboll

Kupa e Shqipërisë/Pa fitues ndeshja mes Dinamos dhe Partizanit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm të Kupës së Shqipërisë, në të cilën nuk është caktuar fituesi.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Dinamos ka barazuar në ndeshjen e parë të çerekfinales së kësaj gare si vendase me rezultat 1:1 me Partizanin, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte skuadra e Partizanit ajo e cila e zhbllokoi rezultatin e para, ku sulmuesi 21 vjeçar Tedi Cara shënon për 1:0 në minutën e 24’.

Golin e fundit të ndeshjes dhe të barazimit për skuadrën e Dinamos e shënoi mesfushori Agim Ibraimi, i cili shënon për 1:1 në minutën e 43’.

Ndeshja e parë e çerekfinales mes këtyre dy skuadrave përfundon e barabartë 1:1, kurse ndeshjen e kthimit, ku Partizani do të jetë vendas, do ta zhvillojnë më datën 9 shkurt me fillim nga ora 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat