Spalleti merr goditjen e rëndë

Futboll

Spalleti merr goditjen e rëndë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 12:56
Spalleti merr goditjen e rëndë

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka marrë një lajm aspak të mirë për një nga lojtarët e tij, që aktualisht është i angazhuar me kombëtaren në kualifikueset e Kupës së Botës.

Në ndeshjen që Meksika fitoi kundër Panamasë me rezultatin 1-0, në minutën e 66-të të takim Erving Lozano ka dalë nga fusha me barelë për shkak të një dëmtimi.

“Dhimbje koke” për teknikun Spalletti, që do i duhet të përgatisë ndeshjen e radhës në Seria A pa një nga lojtarët kryesore, sfidë që Napoli do e luaje në transfertë përballë Venezias.

Ky lajm ka shqetësuar shumë napolitanët që po përgatiten për sfidën e radhës në Serie A që do të luajnë të dielën në orën 15:00 në transfertë përballë Venezias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat