Milito: Ja cilin lojtar do i hiqja Milanit

Futboll

Milito: Ja cilin lojtar do i hiqja Milanit

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 13:56
Milito: Ja cilin lojtar do i hiqja Milanit

Inter dhe Milan përballen me njëra-tjetrën në një super derbi, ku rrallëherë vitet e fundit kemi parë një sfidë të tillë, që të jetë mes dy skuadrave që luftojnë për kreun e Serisë A. Në prag të kësaj sfide ka folur dhe Diego Milito.

“El Principe” i njohur nga tifozët zikaltër, sulmuesi ka shkruar një karrierë të lavdishme me skuadrën e Interit, ku madje ka shënuar dhe në derbi shpesh.

“Shpresoj dhe mendoj që Lautaro do të vendos derbin. Mendoj që ai është në një formë të shkëlqyer, ka moraline lartë pas ndeshjeve që bëri me Argjentinën. Kjo i heq lodhjen, më besoni mua. Cilin lojtar do hidja nga Milani?

Ibra nuk luan kështu që do thoja Leaon. Ai është i paparashikueshëm dhe është e vështirë t’i kuptosh lëvizjet e tij”.

Në kohën kur ka luajtur me Interin, Milito ka realizuar 6 gola në derbi kundër Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat