Zenga kritika për trajnerin dhe kapitenin e Interit

Futboll

Zenga kritika për trajnerin dhe kapitenin e Interit

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 10:55
Zenga kritika për trajnerin dhe kapitenin e Interit

Humbja me përmbysje në derbi ndaj Milanit, nuk është përjetuar aspak mirë nga kampi zikaltër, teksa ish portieri Walter Zenga ka kritikuar jo vetëm zëvendësimet e Inzaghit, por edhe largimin e Sensit në huazim.

Zenga pranoi se zikaltrit dominuan ndeshjen për shumë minuta dhe nuk kurseu kritikat as për kapitenin Handanovic, që mund të bënte më mirë në rastin e golit të dytë.

“Inter domimoi totalisht ndeshjen dhe nëse në minutën e 70’, rezultati ishte 1-0, kjo vetëm për meritë të Maignan, që bëri disa pritje spektakolare. Dumfries bënte ç’të donte me Theo Hernandez, megjithatë unë nuk e kuptova zëvendësimin e Calhanoglu. Ai mori karton të verdhë dhe do të mungojë ndeshjen tjetër, ndaj mund ta bënte një sforcim për disa minuta të tjera. Edhe Handanovic mund të bënte shumë më mirë te goli i dytë, pasi nuk ishte një gjuajtje e pakapshme.

Gabim i Interit ishte edhe largimi i Sensit në janar, pasi nuk ka një mesfushor tjetër me ato cilësi.

Kur zëvendësohen Brozoviç e Calhanoglo, Vidal e Vecino nuk arrijnë të mbajnë të njëjtin kualitet në qarkullimin e topit”, u shpreh Zenga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat