Strakosha e Hysaj me Lazion kokulur nga Porto

Futboll

Strakosha e Hysaj me Lazion kokulur nga Porto

Nga: K.G. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 22:54
Strakosha e Hysaj me Lazion kokulur nga Porto

Portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj u paraqitën për Lazion, por kthehen kokulur nga Porto.

Lazio mposhtet me rezultat 2:1 nga Porto në takimin e 1/16-ës së finales së Europa League.

Strakosha u paraqit titullar e Hysaj nga minuat e 72-të. 

Spanjolli Toni Martinez është autor i dy golave, në minutën e 37-të e 49-të, për fitoren e Portos. 

Futbollisti Zaccagni (23') shënoi për Lazion. Skuadra nga Roma tani duhet mendojë për sfidën e kthimit, që nuk do ta ketë të lehtë me Porton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat