​Nuhiu para ndeshjes me Malishevën: Na duhet një paraqitje perfektë nesër

Futboll

​Nuhiu para ndeshjes me Malishevën: Na duhet një paraqitje perfektë nesër

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 16:27
Ardian Nuhiu

“FC Drita është gati për ndeshjen e rradhës”, tha kryetrajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu në konferencën për media para ndeshjes së 21-të kampionale, ku u paraqit bashkë me futbollistin, Albin Krasniqi.

Trajneri Nuhiu theksoi se në tri ditët e fundit, Drita pati kohë për të sanuar shqetësimet e mundshme dhe në këtë periudhë është punuar për planin sesi t’i qasemi ndeshjes së rradhës.

“Unë kam besim që do të performojmë në mënyrë perfektë nesër. Jemi të vetëdijshëm për forcën e skuadrës kundërshtare, pasi ata kanë një start të mirë dhe janë përforcuar me futbollistë që e njohin kampionati. Jemi munduar që të përgatisim skuadrën tonë, të jemi vetvetja dhe të luajmë në mënyrës siç dimë ne. Ndeshja kërkon vlerësim, qasje te plotë dhe mendoj se do të gjejmë mënyrën dhe veprimet e duhura të dalim nga kjo ndeshje shumë mirë”, theksoi trajneri Nuhiu.

Optimist për takimin e nesërm u shpreh edhe futbollisti Krasniqi.

“KF Malisheva ka lojtarë me eksperiencë dhe që dinë të bëjnë diferencën në lojë. Kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë. I kemi analizuar futbollistët e tyre dhe në përgjithësi skuadrën për t’i ndaluar”, ka thënë Krasniqi.

I pyetur për objektivat e klubit dhe kampionatin, trajneri theksoi se DRITA synon të performojë për rezultate pozitive në secilin takim, gjë që e kërkon edhe nesër.

“DRITA nuk i humb gjasat për titull përderisa ka matematikisht pikë për të marrë. Kemi cilësi, kemi marrë masat që i gjithë fokusi të jetë te secila ndeshje për të marrë më të mirën. Objektivi i DRITËS është që nesër të fitojë ndedhjen. Fokusi i imi dhe i futbollistëve është te ndeshja e radhës. Objektivat e klubit i kemi deklaruar edhe më herët, por nuk jemi vetëm në garë dhe kemi kundërshtarë të cilët po performojnë mirë. Është e rëndësishme të marrim ndeshjet një nga një, të marrim më të mirën, pastaj të presim rivalin e radhës dhe rezultatet e të tjerëve”, përfundoi Nuhiu.

Kryetrajneri, Ardian Nuhiu njoftoi se për ndeshjen e nesërme mungojnë Ilir Blakcori për shkak të një lëndimi, ndërsa kthehet Muharrem Jashari.

Ndeshja KF Malisheva - FC DRITA zhvillohet të mërkurën, ora 13:00 në stadiumin "Liman Gegaj", Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat