Silva rrëfen problemet në Angli

Futboll

Silva rrëfen problemet në Angli

Më: 5 mars 2022 Në ora: 11:56
Silva rrëfen problemet në Angli

Bernardo Silva në këtë sezon është shndërruar në një prej lojtarëve kyç të Manchester Cityt.

Portugezi ka shënuar dhjetë gola në të gjitha kompeticionet me “Qytetarët”, ndërsa trajneri Pep Guardiola e cilëson si një prej beniaminëve të tij. Megjithatë, jeta në Angli nuk ka qenë e thjeshtë për fantazistin i cili së fundmi ka zbuluar se në sezonin e kaluar kërkoi largimin nga Premier League pasi dihej i vetmuar dhe nuk ishte i lumtur.

“Në sezonin e kaluar po ndihesha i vetmuar këtu në Angli dhe nuk isha i lumtur me jetën time.

Por, nëse nuk je i lumtur nuk bën as punën ashtu siç duhet. Unë isha mirë fizikisht, por nuk kisha më buzëqeshjen që më karakterizon zakonisht. Bisedova me klubin dhe i shpjegova drejtuesve se nuk isha i lumtur, doja të isha më pranë familjes sime.

Gjithsesi, fakti se kërkoja largimin nga Anglia nuk kishte të bënte aspak me Cityn, unë e dua këtë klub. Kam një marrëdhënie të shkëlyqer me shokët e skuadrës dhe me tifozerinë, në fund asgjë nuk ndodhi dhe unë jam sërish pjesë e Manchester City. Për këtë skuadër do të jap gjithnjë maksimumin”, u shpreh Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat