Leart Paçarada me St. Paulin shkëlqejnë ndaj Karlsruher-it

Futboll

Leart Paçarada me St. Paulin shkëlqejnë ndaj Karlsruher-it

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2022 Në ora: 15:20
Leart Paçarada me St. Paulin shkëlqejnë ndaj Karlsruher-it

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, me St. Paulin shkëlqejnë në përballje me Karlsruher-in, duke shënuar fitore me rezultat 3:1. 

Lojë e mirë e mikpritësit, e cila kënaqi të pranishmit.

Tre pikë me peshë të madhe që ia përforcojnë edhe më shumë hapin drejt Bundesliga I. 

Kyereh (14' e 25'), Makienok (35') shënuan për St. Paulin dhe Hofmann (66') për Karlsruher-in.

Futbollisti Paçarada u paraqit titullar, i cili u angazhua maksimalisht me bashkëlojtarë për këtë fitore të madhe.

Faqja për statistika “Sofascore”, ka vlerësuar me nota futbollistët, ndërsa Paçarada mori notën 7.7. 
Kyreh është lojtar i ndeshjes, me notë 8.5.  

Darmstadt kryeson me 47 pikë sa ka edhe St: Pauli në pozitën e dytë pas 25 jave dhe Werderi është në vend të tretë me 45 pikë por ka një ndeshje me pak të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat