Këto janë pesë ndeshjet e 1/8-ës së finales së Ligës së Evropës që zhvillohen sot

Futboll

Këto janë pesë ndeshjet e 1/8-ës së finales së Ligës së Evropës që zhvillohen sot

Më: 10 mars 2022 Në ora: 11:13
Ilustrim

Do të zhvillohen sot pesë ndeshjet e para të 1/8-ës së finales se Ligës së Evropës.

Në fakt, në planprogram ishte edhe sfida e gjatë, ajo ndërmjet skuadrës gjermane RB Leipzig dhe asaj ruse CSKA Moska, por që kjo ndeshje nuk do të zhvillohet për shkak se UEFA ka përjashtuar të gjitha klubet ruse nga garat evropiane.

Ndër sfidat më interesante do të jetë ajo ndërmjet Barcelonës dhe Galatasarayt që zhvillohet nga ora 21:00 dhe zhvillohet në “Camp Nou”.

Një tjetër ballafaqim interesant pritet të jetë ai ndërmjet Atalantës dhe Bayer Leverkuzenit, por që nuk duhet harruar edhe sfida Sevilla-West Ham United.

Këto janë të gjitha ndeshjet që zhvillohen sonte:

Sevilla-West Ham United, ora 18:45

Atalanta0Bayer Leverkuzen, ora 21:00

Barcelona-Galatasaray, ora 21:00

Braga-Monaco, ora 21:00

Rangers-Crveba Zvezda, ora 21:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat