Xavi kërkon fitore

Futboll

Xavi kërkon fitore

Më: 10 mars 2022 Në ora: 13:14
Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi para sfidës me Galatasarayn, në kuadër të Europa League, thotë se objektivat e skuadrës së tij janë rikthimin në Champions dhe trofeu i Europa League.

Barcelona dhe Galatasary do të ndeshen sonte në ‘Camp Nou’ në një sfidë interesante në kuadër të Europa League.

Xavi beson se skuadra e tij pasi eliminoi Napolin, të njëjtën gjë mund ta bëj edhe kundër Galatasarayt.

“Ndjesitë që përjetuam në ndeshjen e dytë kundër Napolit na dhanë shpresën për të bërë shumë më shumë në këtë kompeticion. Duam të ecim përpara. Të vazhdojmë momentin tonë pozitiv dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje”, tha Xavi.

"Objektivat tona janë dy. E para është kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshmem ndërsa e dyta është fitimi i Europa Laeague”, theksoi strategu spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat