Richarlison po bën një sezon të madh me Evertonin

Futboll

Richarlison po bën një sezon të madh me Evertonin

Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:05
Richarlison po bën një sezon të madh me Evertonin

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison, raportohet se është në ‘radarin’ e klubit spanjoll, Atletico Madridit.

Kampionët në fuqi të Spanjës, janë në kërkim të zëvendësuesit Luis Suarez, i cili duket se në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën tek skuadra madrilene.

Sipas mediave spanjolle, Richarlison është një ndër kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Luis Suarezin në Atletico Madrid gjatë kësaj verë.

Richarlison është duke bërë një sezon të madh me Evertonin, duke ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Richarlison ka shënuar 42 gola për Evertonin në Premier League.

Ai ishte transferuar tek Evertoni në vitin 2018 nga Watford për shifrën 35 milionë funtash.

Richarlison mësohet se po monitorohet edhe nga Manchester Unitedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat