Vojvoda e Berisha me Torinon frenojnë Interin

Futboll

Vojvoda e Berisha me Torinon frenojnë Interin

Nga: K.G. Më: 13 mars 2022 Në ora: 22:44
Vojvoda e Berisha me Torinon frenojnë Interin

Interi minus 4 pikë nga lideri Milani! 

Zikaltrit barazuan në udhëtim, me rezultat 1:1 ndaj Torinos. 

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, me Torinon, treguan lojë të madhe duke e ndalur një pikë në konak të tyre.

Berisha e Vojvoda u paraqitën titullarë. 

Në minutën e 12-të Bremer shënoi pas asistimit të Pobegas. 

Sanchez në minutën e 90+2 barazon rezultatin 1:1.

Milani kryeson me 63 pikë, pasojnë Napolin me 60 pikë, Interi 59 por ka një ndeshje me pak dhe Torino është në pozitën e 11-të me 35 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat