Ndalet seria e mirë e Arsenalit të Xhakës, Liverpooli - 1 pikë larg liderit 

Futboll

Ndalet seria e mirë e Arsenalit të Xhakës, Liverpooli - 1 pikë larg liderit 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2022 Në ora: 23:03
Diogo Jota

Arsenalit ndalet pas pesë fitoreve rresht, duke pësuar humbje si vendas me rezultat 2:0 nga Liverpooli, në ndeshjen e mbetur të javës së 27-të të Premier League.

Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar por me Arsenalin nuk ia dolën në përballje me rivalin.

Diogo Jota (55'), Firmino (62') shënuan për Liverpoolin.   

Një seri fantastike e Arsenalit megjithatë frenohet nga “Reds-at”.

Manchester City kryeson me 70 pikë, ka një më shumë se Liverpooli në vend të dytë.

Arsenali është në vend të katërt me 51 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat