Neville: Nuk e di sa do të kushtonte të merrej Simeone

Futboll

Neville: Nuk e di sa do të kushtonte të merrej Simeone

Më: 19 mars 2022 Në ora: 13:24
Simeone

Diego Pablo Simeone e ka eliminuar me Atletico Madrid-in e tij Manchester United nga Champions League. Po ku dihet nëse një ditë Cholo mund të bëjë të kundërtën, ndoshta duke u ulur në stolin e Djajve të Kuq.

Kjo është dëshira e ish-mbrojtësit të Manchester-it, Gary Neville, i cili ka thënë për Sky Sports se skuadrës i duhet një trajner i fortë si ai argjentinas në drejtim të ish-ekipit të tij.

“Duhet marrë në konsideratë Diego Simeone”, ka thënë Neville në lidhje me atë që mund të jetë pasardhësi i Ralf Rangnick në drejtim të United.

“Deri më sot është e vërtetë se nuk ka qenë e mundur të merrej nga Atletico. Simeone është shumë i lidhur me ekipin. Megjithatë, do të ishte bukur ta shihnim në Premier League. Është një trajner i madh me një mentalitet të pamëshirshëm.

“Do të quhej ‘trajneri i ashpër i Manchester United’. Klubi ka nevojë për një trajner që mund të luftojë me Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola. Janë më të mirët, kështu që i duhet dikush që ndihet i barabartë me ata, në këmbë buzë fushës.

“Mendoj se Simeone është i aftë. Nuk e di sa do të kushtonte të merrej Simeone, por Manchester United do të duhet t’i paguajë shumë para Atletico-s nëse do ta donte si trajner”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat