Lufta në Ukrainë, FIFA bën gati 1 milion dollarë

Futboll

Lufta në Ukrainë, FIFA bën gati 1 milion dollarë

Më: 19 mars 2022 Në ora: 20:30
Lufta në Ukrainë, FIFA bën gati 1 milion dollarë

FIFA do të dhurojë 1 milion dollarë (rreth 900 mijë euro) për të ndihmuar viktimat e krizës humanitare në Ukrainë, e shkaktuar nga pushtimi rus.

Kjo shumë duhet të bëjë të mundur që “të shkojë në ndihmë të atyre që kanë më shumë nevojë në këtë moment”, ka shpjeguar në një komunikatë për shtyp FIFA, që ka dërguar më parë, nëpërmjet fondacionit të saj, mjete për ndihmën e parë.

“Fondacioni FIFA është gati të ofrojë një pjesë të ndihmës së nevojshme duke punuar bashkë me komunitetet e futbollit në Ukrainë dhe në krahinë”, ka thënë presidenti Gianni Infantino.

FIFA, gjithashtu, ka sanksionuar Rusinë, duke e përjashtuar atë nga kualifikueset për Kupën e Botës që do të zhvillohet në periudhën nëntor-dhjetor në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat