Gega tregon gjendjen e Skënderbeut

Futboll

Gega tregon gjendjen e Skënderbeut

Më: 20 mars 2022 Në ora: 19:06
Gega tregon gjendjen e Skënderbeut

Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida e fundit e javës së 26 të “Abissnet Superiores“. Kukësi dhe Skënderbeu janë ndarë në baraspeshë në Korçë, në një takim ku vendosën penalltitë dhe VAR-i.

Goli i parë i ndeshjes erdhi që minutën e 10 dhe mban firmën e Gjelbrim Taipit. Një devijim me dorë në zonë sjellë ndërhyrjen e VAR-it dhe pas rishikimit të pamjeve, Kridens Meta drejton dorën nga pika e bardhë e penalltisë. Nga aty Taipi nuk e ka të vështirë të gjejë golin.

Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e Kukësit, ndërsa e dyta nisi me golin e Skënderbeut. Korçarët janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë, teksa pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë nga Pëllumbi, arbitri vendos për penallti. Na 11 metrat ishte Zguro ai që me gjakftohtësi fiton duelin me Tafasin. Kështu ekipet ndajnë nga një pikë dhe Skënder Gega nuk arrin t’i gëzohet dot një fitoreje përballë ish-skuadrës së tij. Në krahun tjetër, Kukësi rrezikon seriozisht Europën, teksa mbetet vetëm 4 pikë nga ndjekësi më i afërt, Vllaznia. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Gega (Skënderbeu), tha: “Keqardhje? Kush nuk do kishte dëshirë. Vetë ai i pari donte ta shënonte. Ne i thamë edhe në dhomën e zhveshjes që nuk do të përmendet rasti i Vrapit.

Unë jam munduar ti qetësoj gjatë gjithë kohës. Nuk e kam atë forcën gjatë 90 minutave ti qetësoj të gjithë me radhë. Kishim mundësi për ti ndëshkuar me pasin e fundit. Jam munduar të mos i rëndoj. Janë të rrënuar nga ana psikologjike. Kërkohën 3 pikë, jo nga klubi, por vetë nga ana e tyre. Ndihen përgjegjës që kanë arritur këtu.

Edhe kundërshtarët bënë ato kthesat e tyre. Edhe në Katergorinë e Tretë po të jem në krye të pankinës do mundohem të jam maksimumin, kjo është detyra ime. Unë nuk jam mirë me emrat. Nuk i njoh arbitrat. Kridens Metën? Vetëm nga fytyra e njoh. Ka fytyrë unike.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat