Gjiganti i Serie A po kërkon shërbimet e Armando Brojës?

Futboll

Gjiganti i Serie A po kërkon shërbimet e Armando Brojës?

Më: 22 mars 2022 Në ora: 18:01
Gjiganti i Serie A po kërkon shërbimet e Armando Brojës?

Armando Broja kërkohet nga disa klube të Premier League. Arsenal është emri më i spikatur, ndërkohë që edhe Wolves, Everton e West Ham United janë lakuar.

Southampton, ku ai po luan dhe ka shënuar 9 gola me ta, dëshiron gjithashtu ta mbajë. Në fund Chelsea do të vendosë se çfarë do të bëjë me sulmuesin.

Së fundmi në skenë ka dalë edhe Milani për Armando Brojën. Gazetari i njohur italian, Carlo Pellegati, është shprehur se nëse kuqezinjtë nuk marrin Origin, po mendojnë edhe lojtarin e Shqipërisë si opsion.

Me Chelsea raportet janë të mira, të paktën me drejtuesit aktualë. Tomorin e blenë në verë, ndërkohë që huazuan edhe Bakayoko. Broja mund të jetë transferimi i radhës, por duhet pritur.

Te Milani e kanë ndjekur prej kohësh sulmuesin dhe mund të kthehet në një objektiv të rëndësishëm në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat