Adriano nuk gjen qetësi me femra

Futboll

Adriano nuk gjen qetësi me femra

Më: 23 mars 2022 Në ora: 13:48
Adriano nuk gjen qetësi me femra

“Perandori” Adriano është sërish beqar. Lidhja e tij e dashurisë me 21-vjeçaren Ceu Oliveira, studente e Infermierisë tashmë ka marrë fund. Çifti doli zyrtarisht hapur në janar, me një seri fotosh në Instagram.

Foto që tashmë nuk shfaqen më në llogarinë në Instagram të ish-futbollistit, i cili u hakmor duke fshirë çdo gjurmë të lidhjes së tij të fundit. Nga Brazili bëjnë të ditur se ish-sulmuesi i Interit është parë pak ditë më parë në një klub nate, duke u argëtuar në shoqërinë e disa miqve.

Nuk dihen arsyet e ndarjes nga e reja braziliane. Në të kaluarën, Adriano është diskutuar shumë për problemet e tij me alkoolizmin dhe depresionin, si dhe për një festë me “drita të kuqe” me 18 prostituta.

Pak ditë më parë, ish-sulmuesi i madh brazilian (40 vjeç) u kap me një birrë në dorë, mbi një skuter, në gjendje të avancuar dehje, çka nuk të kujton më gjenialitetin e tij të fushës. Imazhet u përhapën shpejt në Brazil, më pas në botë.

Fansat janë të habitur sesi Adriano zgjodhi ta kalojë jetën e tij pas tërheqjes nga futbolli. Ish-sulmuesi duket se nuk ka asnjë lidhje me sportin, ka shumë kilogramë të tepërt dhe është shumë i lidhur me shishen e alkoolit.

Kujtojmë se Adriano doli në “pension” më 28 maj 2016, në moshën 34-vjeçare. Ai mund të kishte luajtur deri më sot, nëse nuk do të dërrmohej nga dëmtimet me kalimin e kohës, por edhe nga jeta ekstrasportive që krijoi.

Adriano ishte një nga sulmuesit më të vlefshëm në botë në fillim të shekullit të 21-të, kur luajti për Parmën dhe Interin. Që nga viti 2006, karriera e tij mori të tatëpjetën dhe nuk ishte më sulmuesi që mahniti futbollin botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat