Kosova me selektor të ri e me pesë gola shkatërron rivalin!

Futboll

Kosova me selektor të ri e me pesë gola shkatërron rivalin!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 mars 2022 Në ora: 18:23
Kosova feston

(E plotësuar) – Kosova nuk kurseu Burkina Fason, duke e demoluar në miqësore me rezultat 5:0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Selektori i ri, Alain Giresse, e nisi me këmbë të mbarë në bankën e Dardanëve, me fitore të thellë.

Kosova dominoi ballafaqimin dhe në bazë të rasteve fitorja ka mundur të jetë edhe më bindëse. 

Image

Kosova

Mos të harrojmë se mysafirët humbën një penallti në pjesën e dytë, kur portieri Samir Ujkani ndali goditjen e futbollistit Tapsoba.

Në minutën e 3-të,  Fidan Aliti shënon golin e parë në fanellën e Kombëtares së Kosovës! Aliti për mrekulli shënon nga rreth 10 metra në këndin e poshtëm pas asistimit të Edon Zhegrovës. 

Astrit Selmani në minutën e 23-të, nga 13-14 metra shënon gol mjeshtëror në këndin e epërm të majtë, 2:0.

Pjesa e dytë edhe më e mirë e Kosovës, e cila i dha leksion rivalit.

Në minutën e 53-të, Milot Rashica, nuk u tregua vetjak, por pason deri të Mërgim Vojvoda i cili nga 15 metra shënon në këndin e poshtëm të djathtë, që ishte boshatisur nga portieri rival, 3:0. 

Lirim Kastrati në minutën e 64-të, pa pikë nevoje shkaktoj penallti te Bryan Dabon.  Portieri Samir Ujkani pret penalltinë e futbollistit Tapsoba  në minutën e 65-të. Kjo i dha edhe më shumë zemër Dardanëve. 

Image

Në minutën e 69-të, Milot Rashica me hapa të shpejt futet në 16-sh duke e mposhtur portierin rival, 4:0. Një gol që rrallë shihet, në minutën e 74-të, Toni Domgjoni shënon prej golave më të bukur, pothuajse nga këndi i vdekur duke e goditur tërthorësen dhe topi futet në rrjetë, 5:0.  

Image

Florent Muslija nga distanca godet tërthorësen e mysafirëve pikërisht në minutën e 90-të. Kosova me lojë e rezultat kënaqi tifozët. 

Kosova – Burkina Faso 5:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shënues: Aliti (3’), Selmani (23’), Vojvoda (52’), Rashica (68’), Domgjoni (75’).
Kartona të verdhë: Selmani, Zhegrova, Kastrati – Guira, Yago, Bande. 
Kosova: Ujkani, Aliti, Kastrati, Fazliji, Rashica (Bytyqi 72’), Muslija, Selmani, Zhegrova, Vojvoda (Dellova 72’), Dresheviq dhe Domgjoni (Loshaj 78’).  
Burkina Faso: Ouedraogo, S. Ouattara, Dabo (Badolo 64’), Tapsoba, Guiebre, Dj. Ouattara (Tapsoba 57’), Sangare (Bangre 85’), Bayala (Bande 65’), Guira, Yago (Djiga 85’), Dango Ouattara.
 

90' Kosova po kërkon edhe një gol.

86' Ndeshja po shkon drejt fundit.

81' Kosova po tregon lojë shumë të mirë. 

78' Kosova po shfaqen gjithnjë e më e rrezikshme.

Kosova – Burkina Faso 5:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shënues: Aliti (3’), Selmani (23’), Vojvoda (53’), Rashica (69’), Domgjoni 75’).
Kartona të verdhë: Selmani, Zhegrova – Guira. Yago. 
Kosova: Ujkani, Aliti, Kastrati, Fazliji, Rashica (Bytyqi 72’), Muslija, Selmani, Zhegrova, Vojvoda (Dellova 72’), Dresheviq dhe Domgjoni.  
Burkina Faso: Ouedraogo, S. Ouattara, Dabo (Badolo 64’), Tapsoba, Guiebre, Dj. Ouattara (Tapsoba 57’), Sangare, Bayala (Bande 65’), Guira, Yago, Dango Ouattara.

74' Toni Domgjoni shënon prej golave më të bukura, pothuajse nga këndi i vdekur duke e goditur tërthorësen dhe futet në rrjetë, 5:0.  

68' Milot Rashica me hapa të shpejt futet në 16-sh duke e mposhtur portierin rival, 4:0.

65’ Portieri Samir Ujkani pret penalltinë.

64’ Lirim Kastrati pa pikë nevoje shkaktoj penallti. 

61' Zhegrova jashtëzakonisht i mirë.

56' Burkina Faso nuk ka asnjë zgjidhje si ta ndal Kosovën.

53' Milot Rashica nuk u tregua vetjak, por pason deri të Mërgim Vojvoda i cili nga 15 metra shënon në këndin e poshtëm të djathtë, që ishte boshatisur nga portieri rival, 3:0. 

49' Kosova po luan me ritëm të shtuar.

47' Kosova synon të thellojë epërsinë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Kosova është në epërsi me rezultat 2:0 ndaj Burkina Fasos, në takimin që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fidan Aliti në minutën e 3-të e Kastriot Selmani në atë të 23-të, shënuan për Kosovën në 45 minutat e para.
Selektori i ri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, debuton për mrekulli, të paktën siç shihet në 45 minutat e parë.  

Kosova – Burkina Faso 2:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shënues: Aliti (3’), Selmani (23’).
Kartona të verdhë: Selmani - Guira 
Kosova: Ujkani, Aliti, Kastrati, Fazliji, Rashica, Muslija, Selmani, Zhegrova, Vojvoda, Dresheviq dhe Domgjoni.  
Burkina Faso: Ouedraogo, S. Ouattara, Dabo, Tapsoba, Guiebre, Dj. Ouattara, Sangare, Bayala, Guira, Yago, Dango Ouattara.

44' Ndeshje e luftuar nga të dy palët.

41' Kosova po luan me siguri të madhe në mbrojtje.

38' Ndeshje me ritëm, Zhegrova mjaft i rrezikshëm.

34' Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse, e ka nisur në mënyrën më të mirë.

31' Edhe Burkina Faso kërkon golin.

28' Kosova po sulmon me të gjitha forcat.

25' Selektori i ri me lojë ofensive.

23' Astrit Selmani nga 13-14 metra shënon gol mjeshtëror në këndin e epërm të majtë, 2:0 për Kosovën.

22' Lojë me rivalitet.

19’ Deri me tash një futbollist u ndëshkua me karton të verdhë. Është fjala për Guira të Burkina Fasos. 

Kosova – Burkina Faso 2:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shënues: Aliti (3’), Selmani (23’).

Kosova: Ujkani, Aliti, Kastrati, Fazliji, Rashica, Muslija, Selmani, Zhegrova, Vojvoda, Dresheviq dhe Domgjoni.  
Burkina Faso: Ouedraogo, S. Ouattara, Dabo, Tapsoba, Guiebre, Dj. Ouattara, Sangare, Bayala, Guira, Yago, Dango Ouattara.
17' Burkina Faso herë pas here duket e rrezikshme.

13' Djelmoshat tanë po luajnë me shumë siguri në fushë.

10' Selmani pengohet në një farë mënyre por gjyqtari nuk mendon se është penallti.

7' Burkina Faso po orvatet të barazojë rezultatin.

3'  Fidan Aliti shënon golin e parë në fanellën e Kombëtares së Kosovës! Aliti për mrekulli shënon nga rreth 10 metra në këndin e poshtëm pas asistimit të Edon Zhegrovës. Kosova - Burkina Faso 1:0.

Kosova fiton kornerin e parë.

1' Mbahet një minutë heshtje për Madeleine Albright. Fillon ndeshja.

Kombëtarja e Kosovës ndeshet me Burkina Fason, në takimin që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Miqësore e mirëseardhur për të dy kombëtare, sidomos për selektorin e ri të Kosovës, Alain Giresse.    

Një sfidë që do t’ shërbejë shumë francezit. 

Kosova - Burkina Faso 0:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova: Ujkani, Aliti, Kastrati, Fazliji, Rashica, Muslija, Selmani, Zhegrova, Vojvoda, Dresheviq dhe Domgjoni.  
Burkina Faso: Ouedraogo, Ouattara, Dabo, Tapsoba, Guiebre, D.Ouattara, Sangare, Bayala, Guira, Yago, Ouattara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat