Pesë shqiptarë u paraqitën në stadiumin në Beograd, ky është rezultati

Futboll

Pesë shqiptarë u paraqitën në stadiumin në Beograd, ky është rezultati

Nga: K. Goca Më: 24 mars 2022 Në ora: 19:25
Pesë shqiptarë u paraqitën në stadiumin në Beograd, ky është rezultati

Pesë shqiptarë u paraqitën për Maqedoninë e Veriut U-21, e cila pësoi humbje në Beograd (stadiumi i Vazhdovcit) me rezultat 2:1 nga Serbia U-21.    

Futbollistët shqiptarë, Sefer Emini (u zëvendësua në minutën e 77-të), Adrian Hajdari, Besar Iseni, Blerton Sheji (66’) e Arbi Vosha (81’), u paraqitën standardë.

Iseni në minutën e 67-të u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Dimovski shënoi (83') për Maqedoninë e Veriut U-21 dhe Pantoviq (9') e Joviq )82') për Serbisë U-21. 

Pas xhiros së shtatë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21, Maqedonia renditet në vend të katërt me 6 pikë e Serbia është në të tretin me 8 sosh në Grupin H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat