Reja paralajmëron Brojën: Nëse dikush mendon ta zgjidhi individualisht...

Futboll

Reja paralajmëron Brojën: Nëse dikush mendon ta zgjidhi individualisht...

Më: 25 mars 2022 Në ora: 17:29
Reja paralajmëron Brojën: Nëse dikush mendon ta zgjidhi individualisht

Edi Reja ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Spanjës. Trajneri i Kombëtares është i motivuar për miqësoren e nesërme, nga e cila dëshiron të dalë me kokën lartë. Italiani i pankinës shqitpare gjithashtu ka dhënë një paralajmërim për lojtarët, ku ua ka bërë të qartë se nesër nuk është ndeshja e duhur për të zgjidhur lojën në mënyrë individuale.

“Futbollin spanjoll e njohim. I kam vlerësuar gjithmonë sepse dinë ta luajnë mirë topin.

Ka një filozofi të veçantë. Kam konsideratë shumë të lartë për trajnerin Luis Enrike. E kam njohur kur ka qenë te Roma. Ishte i ri atëherë, ndërsa unë me më tepër eksperiencë. Kam fituar dy derbi, ndërsa ai nuk ka pasur aq fat. Vinte nga Barcelona B atëherë, ishte i ri. I kam uruar një karrierë të mirë dhe ashtu ndodhi. Është një trajner i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh. Prandaj meriton vlerësimin tim.

Zhgënjimi është i madh dhe duhet ti shihim gjërat me qetësi. Jam shumë i zhgënjyer për atë që ndodhi mbrëmë me Italinë. Mendoj që ndeshjet vendimtare ishin ato me Irlandën e Veriut dhe Zvicrës. Mbrëmë ishin pak të lodhur, nuk ishte Italia më e mirë.

Sigurisht, ka edhe lojtarë shqiptarë që luajnë me Maqedoninë e Veriut. Për mua nuk ishte një surprizë. E kam parë edhe në ndeshje të tjera. Meritonte rezultate pozitive për atë që kanë bërë deri më tani. Më vjen keq për Italinë, por ekipi nuk mu duk në formën e saj më të mirë. Maqedonia e shfrytëzoi këtë moment.

Është edhe loja edhe rezultati. Nuk mund ti ndash komponentet. Dua që kur të dalim nga fusha duke pasur parasysh që të kemi bërë një ndeshje të mirë. Mos të bëjmë ato paraqitje si na kanë ndodhur me Anglinë apo me Francën në të kaluarën. Luajmë me një skuadër shumë të fortë. Për Spanjën është e kotë të flasësh shumë. Është një nga ato ndeshje që na vlejnë shumë për të ardhmen dhe për të parë progresin që kemi bërë.

Ndeshja na vlen për të bërë eksperiencë. Kemi luajtur mirë me Çekinë, me Uellsin, me Poloninë, apo edhe me Hungarinë dhe kemi treguar që kemi pasur rritje si ekip. Këto ndeshje, si është miqësorja me Spanjën na vlen shumë për të kuptuar ku kemi arritur dhe për të bërë analizën. I kërkova Federatës dy miqësore të rëndësishme. Ekipi dhe djemtë janë shumë entuziastë. Ekipi po punon shumë. Janë shumë të karikuar për të treguar vlerat e tyre. Është një ndeshje që të gjithë duan ta luajnë. Edhe unë dua të luaj kundër Spanjës.

Kemi një skuadër që gjithmonë ka dhënë maksimumin. Ndaj Spanjës duhet të jemi në maksimumin tonë fizik, sepse Spanja ka shumë teknik. Luajnë shumë me topin dhe kur luajnë shumë me topin duhet të vraposh. Duhen lojtarë që kanë rezistencë. Mund t’ja lëmë topin Spanjën. Mjafton që të gabojnë dhe të përfitojmë. Duhet të jemi shumë të përqendruar. Janë të vështirë për çdo ekip, janë të shpejtë. I kemi ar.mët, me shpejtësi në zonën sulmuese. Nëse nesër dikush do ti zgjidhë problemet vetë, kjo nuk është ndeshja për ta bërë. Duhet të luajmë si ekip. Nuk e di as unë kush do të luajë nesër. Në mengjes do të vendos. Me atë që kam parë në këto 3-4 ditë, skuadra është mirë fizikisht. Nëse e ndiqni atë që bëjnë lojtarët tanë, ata luajnë të gjithë.

Zgjedh njërin apo tjetrin, jam i sigurt që do më japi atë që kërkoj. Nuk më duket e drejtë të them këtu formacionin, kur lojtarët nuk e dinë ende kush do të luajë. Nuk fitohen ndeshjet individualisht, është grupi që duhet të fitojë. Do më pëlqentë të luaja kundër Maqedonisë për të parë cila nga ne të dyja është më e fortë.

Asllani po luan shumë mirë me Empolin dhe pritet shumë nga ai. Kemi edhe Bajramin që ka cilësi shumë të mira. Uroj shumë të kemi mundësi ta aktivizojmë. Kemi Balliun, i cili kishte më parë probleme fizike, ndërsa tani është rikthyer dhe është në formë shumë të mirë dhe dua ta shikoj në aksion. Sa i përket të tjerëve nuk do të ketë surpriza. Të rinjtë kanë shumë më tepër motivimin”, ka deklaruar Edi Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat