Ja sa tifozë priten në Barcelonë në sfidën ndaj Shqipërisë

Futboll

Ja sa tifozë priten në Barcelonë në sfidën ndaj Shqipërisë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 19:40
Ja sa tifozë priten në Barcelonë në sfidën ndaj Shqipërisë

Spanja do të ketë një mbështetje të fuqishme në stadiumin “RCDE” kundër Shqipërisë.

Për miqësoren e nesërme që do të zhvillohet në orën 19:45 në Barcelonë, mediat iberike kanë bërë të ditur se janë shitur 75 % e biletave.

Kësisoj, në stadiumin ku luan Espanjoli i Keidi Bares, pritet të ketë rreth 40 mijë tifozë.

Spanja ka plot 18 vjet që nuk luan një ndeshje në Barcelonë, prandaj dhe interesimi është i madh këtë herë. Organizimi i grupimit “Barcelona me Kombëtaren” ka nisur prej ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat