Pse kombëtarja italiane është më keq se 5 vite më parë?

Futboll

Pse kombëtarja italiane është më keq se 5 vite më parë?

Më: 26 mars 2022 Në ora: 15:51
Bergomi

I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, ish-kapiteni i Interit, Beppe Bergomi, ndër të tjera ka folur edhe për Gigio Donnarumma: “Jeta përbëhet nga zgjedhje, por nuk do ta kuptoj kurrë pse dikush largohet nga Milani, Juve apo Napoli.

Për të kërkuar kush e di se çfarë… Thënë kështu, ne italianët duhet ta mbrojmë Donnarumma, sepse na bëri të fitojmë Kampionatin Evropian dhe sepse është një portier i madh. Goditja e Trajkovskit ishte në këndin e duhur”.

Pastaj, analiza e Bergomi fokuson situatën në kombëtaren italiane, e cila mbeti për të dytën herë radhazi jashtë finaleve të Botërorit, shkruan Telesporti.  “A do të qëndrojë Mancini apo do të largohet nga kombëtarja? Është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Duhet të jemi me trajnerin. Nëse Mancini dëshiron t’ia fillojë nga e para, të kthehet në lojë dhe të hakmerret, atëherë unë them po.

Zëvendësuesi, nëse ikën Mancini? Kam lexuar shumë emra; Cannavaro, Pirlo, Gattuso, Ranieri, De Zerbi. Të gjithë kanë karakteristikat e duhura; tre janë ish-kampionët e botës, dinë të fitojnë me blutë. Ranieri do të ishte përzgjedhës ideal falë eksperiencës së tij, De Zerbi do të jepte një filozofi futbolli të ngjashme me atë të Mancinit. Megjithatë, nëse do të më duhej të thoja një emër, do të fokusohesha te Gattuso. Duhet një me karizmën e tij.

Italia është më keq se 5 vite më parë. Në atë kohë kishim një renditje të keqe dhe ishim të dytët në grup, pas një Spanjës së fortë. Kësaj here mbetëm pas Zvicrës. Dhe pastaj “play-off”-i. Një gjë është të kesh kundërshtare Suedinë, krejt tjetër të sfidosh Maqedoninë, me gjithë respektin e duhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat