Gjoka: Për mua ndaj Spanjës ishte Ivan Balliu si lojtari i ndeshjes

Futboll

Gjoka: Për mua ndaj Spanjës ishte Ivan Balliu si lojtari i ndeshjes

Më: 29 mars 2022 Në ora: 14:13
Gjoka: Për mua ndaj Spanjës ishte Ivan Balliu si lojtari i ndeshjes

Ernest Gjoka ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”.

Tema e diskutimi ishte ndeshja Spanjë-Shqipëri, ku sigurisht nuk mund të mungonin fjalët e mira për Armando Brojën. Sulmuesi e shfaqi veten e tij edhe ndaj këtij kundërshtari, por për Gjokën diskutimi nuk duhet të ndahet në dy nivele.

“Armando Broja është lojtar shumë i mirë, ne jemi me fat që e kemi.

Do të jetë lokomotiva e Shqipërisë për 10 vitet e ardhshme, askush nuk ka dyshime për cilësitë e këtij lojtar.

Por nuk duhet ta ndajmë Brojën veç dhe Kombëtaren veç. Ne jemi një Kombëtare dhe si e tillë duhet të vendosemi në shërbim për të marrë më të mirën. Përshembull, për mua ishte Ivan Balliu si lojtari i ndeshjes ndaj Spanjës”, tha Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat