Dukagjini - Malisheva, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Dukagjini - Malisheva, publikohen formacionet zyrtare

Më: 1 prill 2022 Në ora: 13:28
Dukagjini - Malisheva, publikohen formacionet zyrtare

Sot (e premte) rikthehet aksioni në elitën e futbollit tonë.

Në program është vetëm një ndeshje në kuadër të xhiros së 27-të.

BKT Superliga e Kosovës ishte në pushim dy javor shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare, ku fokusi ishte te Përfaqësuesja e Kosovës.

Dukagjini dhe Malisheva luajnë në ‘duelin e mbijetesës’ pasi të dy skuadrat kanë objektivin mbetjen në Superligë.

Klubi nga Klina është nikoqir dhe i pret malishevasit në stadiumin “18 Qershori”.

Ky duel pritet të fillojë nga ora 14:00.

DUKAGJINI — MALISHEVA

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Basriu, Syla, Shala, Hasanaj, Shabani, Hugo, Carioca, Merlaku, Januzi.

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Pira, Dumani, Gerbeshi, Maliqi, Bruqi, Pefqeli, Shabani, Hyseni, Sobowale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat