Ekipi i Longos po kalon një periudhë të vështirë

Futboll

Ekipi i Longos po kalon një periudhë të vështirë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 13:37
Ekipi i Longos po kalon një periudhë të vështirë

“Abissnet Superiore” nis sot javën e saj të 27. Raundi i fundit i fazës së tretë fillon me dy sfida mjaft interesante.

Në orën 13:45 Kukësi pret Tiranën.

Ekipi i Longos po kalon një periudhë të vështirë në aspektin e rezultateve javët e fundit, teksa tashmë rrezikon edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Në krahun tjetër situata paraqitet mjaft e qetë për Tiranën, e cila tashmë qëllimin e vetëm ka të vr.asë sa më shpejt kampionatin, pasi udhëheq me plot 13 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Më tej, në orën 16:45 do të zërë vend një nga përballjet që do të vendosë shumë në garën për mbijetesë. Dinamo pret Egnatian, ndaj së cilës do të synojë të kapë “trenin” e fundit për të shpëtuar nga rënia nga kategoria. Nëndetësja blu gjendet në vendin e 9 në renditje, ndërsa rrogozhinasit një pozitë më sipër, me vetëm 5 pikë diferencë mes tyre. Një fitore e Egnatias do e bënte një mision gati të pamundur qendrimin në “Abissnet Superiore” për Dinamon, ndërsa triumfi i këtyre të fundit hap përsëri duelin e këtyre dy skuadrave deri në fund të kampionatit.

Java e 27 e “Abissnet Superiores”

02 prill

13:45 Kukësi – Tirana

16:45 Dinamo – Egnatia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat