Sot zhvillohen dy derbi - në La Liga dhe Seria A

Futboll

Sot zhvillohen dy derbi - në La Liga dhe Seria A

Më: 3 prill 2022 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohen dy derbi mjaft të rëndësishëm në kuadër të xhiros së 30 në La Liga dhe 31 në Seria A.

Sot Barcelona do të mirëpres në ‘Camp Nou’ ekipin e Sevillas.

Ndeshje kjo mjaft e rëndësishme, në garë për vendin e dytë në La Liga.

Barcelona aktualisht po kalon në një formë fenomenale nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernandez, ndërsa edhe Sevilla është duke kaluar në një formë të mirë.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft intensive, nga të dy ekipet pasi janë në ‘luftë’ për vendin e dytë në tabelë.

Nëse Barca arrin fitore sot, do shkojnë në kuotën e 57 pikëve, aq sa ka edhe Sevilla, por katalanasit kanë një ndeshje më pak.

Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati përfundimtar, në ndeshjen e cila zhvillohet sot, me fillim nga ora 21:00.

Derbi tjetër por, kësaj radhe në Seria A, do të zhvillohet në mes Juventus dhe Inter.

Juventusi aktualisht është në një formë më të mirë, në pesë ndeshjet e fundit ata kanë katër fitore dhe një barazim.

Ndërsa, Interi në pesë takimet e fundit në Seria A, kanë një fitore një humbje dhe tre barazime.

‘Nerrazzurët’ janë gjashtë pikë prapa Milanit vendit të parë, ndërsa Juve kanë mbetur prapa liderit aktual shtatë pikë.

Ndeshja në mes dy gjigantëve Italian zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45, në ‘Allianz Stadium’.

Me fillim nga ora 20:45 Paris Saint Germain do të përballet me Lorient, në kuadër të xhiros së 30 në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat